"Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat" - Mbreti Solomon

Tag frymezim

Shtegu më pak i shkelur

“Shtegu në pyll u nda në dy dhe unë ndoqa atë që ishte më pak i shkelur kjo solli gjithë ndryshimin.” ROBERT FROST

Ndaje lumturine

“Mijëra qirinj mund të ndizen nga një qiri i vetëm dhe jeta e tij nuk ka për t’u shkurtuar. Lumturia nuk pakësohet kurrë duke e ndarë.” BUDDHA

Flutura e lumturisë

“Lumturia është si një flutur, të cilën nëse e ndjek gjithmonë do largohet prej teje, por nëse rri në qetësi ajo mund të ulet butësisht mbi ty.” NATHANIEL HAWTHORNE

Hap pas hapi

“Fillo duke bërë të nevojshmen; pastaj bëj atë që është e mundur; dhe papritur do të bësh të pamundurën.” FRANÇESKU I AZISIT

Caqet e të mundurës

“E vetmja mënyrë për të zbuluar caqet e të mundurës është duke shkuar përtej tyre drejt të pamundurës.” ARTHUR C. CLARKE

Ji mirënjohës

“Dikush ulet sot nën hije për shkak se dikush tjetër mbolli një pemë shumë kohë më parë.” WARREN BUFFET

Qiri ose pasqyrë

“Ka dy mënyra për ta përhapur dritën: të jesh qiriu apo pasqyra që e reflekton dritën.” EDITH WHARTON

Sodit dritën

“Ktheje fytyrën gjithmonë nga shkëlqimi i diellit – dhe hijet do të bien pas teje.” WALT WHITMAN

Errësira dhe yjet

“Do ta dua dritën sepse më tregon udhën, megjithatë do ta duroj errësirën sepse më tregon yjet.” OG MANDINO

Misioni i jetës

“Misioni im në jetë nuk është që thjesht të mbijetoj, por të lulëzoj; duke e bërë këtë gjë me pasion, dhembshuri, humor dhe stil.” MAYA ANGELOU

« Older posts

© 2025 Frymëzim për Ty — Powered by WordPress

Theme by Anders NorenUp ↑

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial