Kur të arrish në fund të litarit bëj një nyje dhe mbahu fort! Franklin D. Roosevelt
Caktimi i synimeve është hapi i parë për ta kthyer të padukshmen në të dukshme! Tony Robbins
Talenti yt është dhurata e Perëndisë për ty. Ajo çfarë bën me talentin tënd është dhurata jote për Perëndinë! Leo Buscaglia
Fiksoji sytë e tu tek yjet dhe këmbët mbi tokë! Theodore Roosevelt
Nuk mund ta kalosh dot detin thjesht duke qëndruar në këmbë e duke parë ujin. Rabindranath Tagore
Ajo që fiton kur arrin synimet e tua nuk është aq e rëndësishme sa fakti se kush bëhesh duke arritur synimet e tua! zig ziglar
Bëji gjërat e vështira ndërsa janë ende të lehta dhe gjërat e mëdha ndërsa janë ende të vogla. Udhëtimi më i gjatë nis me një hap të vetëm! LAO TZU
Dobësia jonë më e madhë qëndron në heqjen dorë. Mënyra më e sigurt për t’ia dalë mbanë është që gjithmonë ta provosh edhe një herë! THOMAS A. EDISON
Vullneti për të fituar, dëshira për t’ia dalë, shtysa për të arritur potencialin tënd të plotë… këta janë çelësat që do të ta hapin portën drejt përsosmërisë! CONFUCIUS
© 2025 Frymëzim për Ty — Powered by WordPress
Theme by Anders Noren — Up ↑