“Kur kërkojmë të zbulojmë më të mirën te të tjerët në një farë mënyre nxjerrim në pah të mirën brenda nesh.” WILLIAM ARTHUR WARD
“Rrethanat e tua të tanishme nuk përcaktojnë se ku mund të shkosh; ato thjesht përcaktojnë pikënisjen tënde.” NIDO QUBEIN
“Dashuria është frut që prodhohet në çdo stinë, dhe të cilin mund ta arrijë çdo dorë.” NËNË TEREZA
“Edhe po ta dija që nesër bota do shkatërrohej ende do vazhdoja të mbillja një pemë molle.” MARTIN LUTHER
“Nëse kam parë më larg se të tjerët ka qenë sepse kam qëndruar mbi supet e gjigantëve.” ISAAC NEWTON
“Shtegu në pyll u nda në dy dhe unë ndoqa atë që ishte më pak i shkelur kjo solli gjithë ndryshimin.” ROBERT FROST
“Mijëra qirinj mund të ndizen nga një qiri i vetëm dhe jeta e tij nuk ka për t’u shkurtuar. Lumturia nuk pakësohet kurrë duke e ndarë.” BUDDHA
“Lumturia është si një flutur, të cilën nëse e ndjek gjithmonë do largohet prej teje, por nëse rri në qetësi ajo mund të ulet butësisht mbi ty.” NATHANIEL HAWTHORNE
“Ndërsa shprehim mirënjohjen tonë, nuk duhet të harrojmë kurrë që vlerësimi më i lartë nuk është t’i thuash fjalët, por të jetosh sipas tyre.” JOHN F. KENNEDY
“Fillo duke bërë të nevojshmen; pastaj bëj atë që është e mundur; dhe papritur do të bësh të pamundurën.” FRANÇESKU I AZISIT
© 2025 Frymëzim për Ty — Powered by WordPress
Theme by Anders Noren — Up ↑