Një zotëri po ecte përgjatë një kampi elefantësh kur dalloi që elefantët nuk ishin në kafazë apo të lidhur me zinxhirë.

Gjithë sa i mbante elefantët që të mos largoheshin nga kampi, ishte një copë e vogël litari e lidhur pas tek këmba e tyre.

Ndërsa burri po i vëzhgonte elefantët ishte krejtësisht konfuz për faktin pse elefantët nuk e përdornin fuqinë e tyre për ta këputur litarin dhe për t’u larguar nga kampi. Këtë gjë mund ta bënin fare kollaj, por në vend të kësaj ata as që provonin.

Kurioz dhe me dëshirën për të zbuluar përgjigjen, burri e pyeti trajnuesin e elefantëve pse elefantët thjesht rrinin aty dhe as që provonin të largoheshin.

Trajnuesi iu përgjigj:

“Kur elefantët ishin të rinj dhe shumë më të vegjël në shtat përdorëm të njëjtin litar për t’i lidhur, dhe në atë mosha mjaftonte që t’i mbante aty. Ndërsa elefantët u rritën, u kushtëzuan të besonin që nuk mund të shpëtonin dot. Ata besojnë që litari është ende në gjendje t’i pengojë të largohen prandaj nuk përpiqen fare.”

Arsyeja e vetme pse elefantët nuk po liroheshin dhe të largoheshin nga kampi ishte që me kalimin e kohës kishin përqafuar besimin se kjo gjë thjesht nuk ishte e mundur.

Morali historisë:

Nuk ka rëndësi sa shumë përpiqet bota të të pengojë, gjithmonë vazhdo të ecësh me besimin se ajo që dëshiron të arrish është e mundur. Të besuarit që mundesh të jesh i suksesshëm është hapi më i rëndësishëm në arritjen e suksesit.

© Përkthimi: frymezimperty.al 2020