Në kohët e lashta, një mbret vendosi një shkëmb në mes të rrugës. Pastaj u fsheh për të parë nëse dikush do ta ta hiqte shkëmbin nga udha. Disa nga tregtarët dhe shërbëtorët më të pasur të mbretit kaluan aty dhe thjesht ecën në anën tjetër të rrugës.

Shumë njerëz u ankuan me zë të lartë dhe ia hodhën fajin mbretit që nuk e kishte mbajtur rrugën të pastruar, por asnjëri prej tyre nuk bëri ndonjë gjë për ta lëvizur shkëmbin nga rruga.

Më në fund kaloi aty një fshatar që ishte ngarkuar me perime. Me t’iu afruar shkëmbit, fshatari e uli poshtë barrën e tij dhe u përpoq shumë që ta hiqte shkëmbin nga rruga. Pas shumë përpjekjesh dhe të shtyrash, më në fund ia doli.

Pasi fshatari u kthye të merrte perimet e tij, në vendin ku kishte qenë shkëmbi vuri re një qese.

Qesja ishte e mbushur me shumë monedha floriri dhe me një shënim nga mbreti ku shpjegohej se floriri ishte për personin që e kishte hequr shkëmbin nga udha.

Morali i historisë:

Çdo pengesë me të cilën përballemi në jetë na jep mundësinë që t’i përmirësojmë rrethanat tona, ndërsa dembelët ankohen, të tjerët krijojnë mundësi përmes zemërbutësisë, bujarisë dhe gatishmërisë së tyre për t’i bërë gjërat.

© Përkthimi: frymezimperty.al 2020