Një djalosh 24 vjeçar teksa po shikonte jashtë nga dritarja e trenit këlthiti… “Babi, shiko, pemët po largohen nga ne!”

Babai buzëqeshi dhe një çift i ri që ishin ulur aty pranë e panë sjelljen fëminore të 24 vjeçarit me keqardhje, kur papritur ai klithi sërish…”Babi, shiko, retë po vrapojnë bashkë me ne!”

Çifti nuk duroi më dhe i thanë burrit plak… “Pse nuk e çon djalin tënd tek një doktor i mirë?”

Plaku buzëqeshi dhe u tha… “Këtë bëra, në fakt tani jemi duke u kthyer nga spitali, djali im kishte lindur i verbër dhe sot iu kthye shikimi.”

Çdo person mbi këtë botë ka një histori. Mos i gjyko njerëzit para se t’i njohësh me të vërtetë.

© Përkthimi: frymezimperty.al 2020